Projekti ENERJ

Projekti ENERJ

Sektori i ndërtesave publike ka një potencial të madh për kursimin e energjisë. Sidoqoftë, në vitet e fundit shkalla e përmirësimit në sektorin e ndërtimit ka qenë shumë e ulët, dhe ndërtesat publike nuk janë përjashtim.

TAktivitetet e projektit ENERJ synojnë të mbështesin qeveritë lokale në arritjen e objektivave të efiçiencës së energjisë në stokun e tyre të ndërtesave bashkiake nëpërmjet "veprimeve të përbashkëta" në një qasje të qeverisjes me shumë nivele. Veprimet e përbashkëta kanë për qëllim që autoritetet e shumta lokale të bashkojnë forcat për zbatimin e qëllimeve të tyre të përmirësimit të energjisë në nivel të centralizuar, duke optimizuar burimet dhe duke rritur eficiencën.

ENERJ përqendrohet në kushtet juridike, teknike dhe ekonomike për veprimet e përbashkëta të suksesshme, duke ngritur vetëdijen për vlerën e shtuar dhe propozimin e procedurave për thjeshtimin e vendimmarrjes, hartimin dhe implementimin e veprimeve pilot.

Project Enerj